Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm Fatjon Muratin, ndërsa ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burg Kristian Gjinin , i cili akuzohet për ngritjen e një baze armatimesh në Tiranë në korrik të vitit të kaluar.
Kristian Gjini ka pranuar se bazën e armëve e kishte ngritur ai dhe Prokuroria kërkoi 12 vite burg.
Ndërkohë, për Fatjon Muratin, ndonëse Prokuroria kërkoi tre vite burg për armëbajtje pa leje Gjykata vendosi ta shpallte të pafajshëm.
Në tetor të 2022 policia kreu një aksion për kapjen e armëve të zjarrit në disa shtëpi të marra me qira nga Kristian Gjini, ku u arrestua edhe Fatjon Murati si bashkëpunëtor. Ky i fundit u la në “arrest shtëpie”, masë të cilën e theu pasi më 12 mars Policia gjatë një kontrolli në banesën e tij nuk ë gjeti.
Ky kontroll i efektivëve të Policisë u bë pas antentatin me kallashnikov në Don Bosko në lokalin e Muratit, ku mbeti e vdekur banakierja dhe u plagosën gjashtë persona të tjerë.
Murataj fajësohej nga prokuroria për “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” në banesë. Ishte pikërisht një gjurmë gishti në një valixhe që u gjet në banesën e Kristian Gjinit, prova që çoi në arrestimin e Fatjon Muratit disa muaj më parë.
Më pas, ai u lirua nga gjykata e Tiranës që caktoi ndaj tij masën e arrestit shtëpiak, duke argumentuar se prokuroria s’kishte arritur të gjente asnjë provë tjetër që ta implikonte, veç gjurmës së gishtit.