Fatbardh Kadilli, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së dalë nga Rithemelimi, thotë se ish-kryeministri Sali Berisha ka një projekt individual dhe e sheh partinë si një vazhdim të këtij projekti. Madje, sipas Kadillit partia është shndërruar në “klubin e miqve të Berishës”.
“Berisha ka projekt individual dhe e sheh partinë si një vazhdim të të projektit të tij individual. Partia Shihet si klubi i miqve të Berishës, partia nuk mund të jetë e tillë. As dashamirës të projektit të Berishës dhe pas situatës së izolimit të tij është e pamundur që ky të kthehet në një projekt që kapërcen vetveten”, shprehet ai.
I ftuar në Report TV, ai ka folur dhe për kolegët demokratë që nuk i janë bashkuar grupimit të Sali Berishës. Sipas Fatbardh Kadillit, ata bëjnë një politikë burokratike në parlament.
Grupi i deputetëve rezistent bën një politikë burokratike në parlament. Përballë një politike të vjetër të Berishës dhe përballë një jo politike pjesa tjetër, demokratët zgjedhin atë politikën që janë mësuar përherë. Të jesh alternativë duhet të propozosh diçka të re”, tha Kadilli.
Ai u ndal në Komisionin Hetimor për Investimet Strategjike, ku deputetja Ina Zhupa tërhoqi firmën nga kërkesa sapo u bashkua me grupin e Berishës. Sipas Kadillit, kjo tregon se nuk po bëjnë opozitë të vërtetë.
“Komisioni për Investimet strategjike, pati deputet që e firmosën dhe u tërhoqën se i përkisnin Berishës. Nëse është për demaskuar qeverinë përse duhet të hiqte dorë. Pra nëse se bën Berisha nuk duhet ta quajmë opozitë. Nëse Berisha operon në terren, pala tjetër duhet ta quajë se nuk ekziston. Të dyja palët nuk arrijnë të kenë efekt mbi demokratët masivisht, anëtarësinë e gjerë.”