Tirana
light rain
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
4.6kmh
40 %
Hën
19 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
Pre
29 °
E hënë, 25 Shtator, 2023

Familjarët e të vrarëve në Gërdec pranohen në gjyq, shtyhet seanca për Mediun: Gjykata e Posaçme duhet të njoftojë 290 persona

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Posaçme ka pranuar këtë të mërkurë që të familjarët e viktimave të Gërdecit të jenë palë në procesin gjyqësor në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Pas disa seancave, më në fund kërkesa e familjarëve është pranuar nga togat e zeza.

“Një fitore e vogël, por këtë unë e kam kërkuar që nga 2009. Të shikojmë sesi do eci. Provat janë publike, ça provash të kem unë. Djalin tim e vranë, krim shtetëror”, është shprehur Zamira Durdaj, nëna e një djali të mitur që u vra nga shpërthimi i predhave në Gërdec.

Të pranishëm në sallë kanë qenë avokati mbrojtës i Mediut, zoti Ardian Visha, përfaqësues të Ambasadës Amerikane, të Bashkimit Evropian dhe të tjerë. Seanca e sotme për dhënien e pretencës për ish-ministrin është shtyrë për një datë të dytë.

Ndërkohë, duke qenë se familjarët e viktimave nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec janë pranuar të jenë palë në proces, atëherë Gjykata e Posaçme duhet t’i njoftojë ata të gjithë për të marrë pjesë në gjyqin e radhës.

Raportohet se janë rreth 290 persona, banorë të fshatit Gërdec në periferi të Tiranë dhe familjarë të tjerë të të vrarëve, të cilët përmes një shpallje publike në godinën e GJKKO, do të njoftohen që të jenë prezent në seancat e radhës gjyqësore.

Vepra e parë penale për të cilën ish-ministri i Mbrojtjes akuzohet, është ajo “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, parashikuar në nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe neni 25 i Kodit Penal.

Kujtojmë që shpërthimi në Gërdec ndodhi më 15 mars (e shtunë) 2008, rreth orës 12:05 dhe nga shpërthimi humbën jetën të paktën 26 persona. Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, dha dorëheqjen pak ditë mbas tragjedisë. Ai nuk pranoi se kishte përgjegjësi për shpërthimin ose ndonjë lidhje korruptive në tregtinë e armëve dhe u shpreh se dorëheqja nga posti ministror ishte një “…përgjegjësi morale.”

Më shumë