Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
49 %
4.6kmh
0 %
Die
21 °
Hën
29 °
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
29 °
E diel, 1 Tetor, 2023

“Familja ime është në rrezik”, eksperti i njohur i IT zbulon GPS që i kishin vendosur në makinë (VIDEO)

Lajme të ngjashëm

Eksperti i njohur i IT, Genti Progni u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të marrin masa për të siguruar jetën e tij dhe të familjes. Ai ka publikuar një video përmes së cilës tregon se në pjesën e pasme të makinës i kanë vendosur një gjurmues lëvizjesh (AirTag).

“Ne makinen e vetme ne emer te familjes time (bashkeshortes), ne makinen qe leviz cuni im eshte gjetur nje airtag i vendosur per te pakten 1 jave te cilin e zbulova dje! I vendosur poshte targes se makines ka gjurmuar prej nje jave te gjitha levizjet”, shkruan Progni.

Më tej, eksperti i IT shkruan se ka bërë denoncim në Policinë e Tiranës sipas ligjit dhe autoritetet kanë reaguar. Megjithatë, teksa i falenderon për reagimin e shpejtë, ai kërkon rezultate për personat që i kanë vendosur GPS në makinë dhe qëllimin e tyre.

“Kam bere denoncimin sipas ligjit dhe po pres organet te bejne detyren, falenderoj per reagimin e shpejt dhe pres te kete rezultate! Kushdo qe ka guxuar te afrohet kaq shume nuk me tremb aspak! As nuk do me largoje dot nga Shqiperia e as nuk do me mbylle gojen! Pushka top e mua me ka nga pas!!! Shihemi shpejt burracak”, përmbyll Gent Progni.

Më shumë