Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
34 %
4.1kmh
0 %
Enj
26 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
29 °
E enjte, 28 Shtator, 2023

Falsifikuan fatura me vlerë dhjetëra milionë euro, kapen “financierët” në Itali, mes tyre edhe shqiptarë

Lajme të ngjashëm

Katër persona janë lënë në burg dhe gjashtë të tjerë në “arrest shtëpie” pasia akuzohen për mashtrim dhe pastrim parash nga  autoritetet italiane.

Grupi u arrestua pas operacionit të Guardia di Finanza në zonën e Astit, ndërsa hetimi është kryer në periudhën kohore gusht-shtator 2022, ku pas mbikëqyrjes së autoriteteve ndaj të dyshuarve, u konstatua mashtrimi i kryer në bashkëpunim nga 17 persona, mes tyre edhe disa shtetas shqiptarë së bashku me italianë.

Tashmë ndaj tyre rëndojnë akuzat e falsifikimit të faturave me vlerë dhjetëra milionë euro, si edhe pastrimin e të ardhurave nga veprimtari të paligjshme. Mësohet se ata kanë futur të dhëna false në sirtarët tatimorë të Agjencisë së të Ardhurave në Itali, ndërsa prokuroria  italianë vijon hetimet për zbardhjen e plotë të falsifikimit të faturave.

Më shumë