Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
28 °
Pre
27 °
Sht
28 °
E martë, 3 Tetor, 2023

“Fajtori i Gërdecit”, Zamira Durda: Fatmir Mediu dha urdhër që të silleshin armët në fabrikë, SPAK duhet të zbardhë dosjen!

Lajme të ngjashëm

Zamira Durda, nëna e 7-vjeçarit që humbi jetën në tragjedinë e Gërdecit tha se edhe pse kanë kaluar 15 vite, ende nuk është vënë drejtësi nga organet  kompetente.

Ajo nënvizoi sërish se akuza për shpërdorim detyre për zyrtarët duhet të ndryshojë me patjetër. Sipas saj, ish-ministri Fatmir Mediu është fajtori i vetëm për “Gërdecin”, ndërsa shtoi se SPAk duhet të zbardhë dosjen.

“Akuza  shpërdorim detyre për vrasjen e 26 personave duhet të ndryshojë se s’bën. Pa urdhrin e ish-ministrit të mbrojtjes nuk mund të dilnin këto municione nga depot. Këto municione kanë qenë në depo. Urdhri atij bën që ata të dilnin në Fushë të Hapur. Fajtor për këtë tragjedi është Fatmir Mediu. Fajtor janë të gjithë që nga presidenti deri te kryeplaku I fshatit në atë kohë. Në këtë betejë jemi të gjithë bashkë. Duam drejtësi. Tek unë s’ka ndikuar aspak politika, as s’më ka ndihmuar dhe as s’më ka implikuar.”- shpreh Durda në  Euronews Albania.

Ajo shpreson që dosja e Gërdecit të zbardhet, ndërsa shtoi se çdo informacion e dërgon në Strasburg.

“Kam besim se dosja e Gërdecit do të zbardhet. Nëse SPAK nuk zbardh çështjen e Gërdecit kot është. E kam dosjen të hapur, çdo vendim që merret këtu, informohet dhe Strasburgu.  Zbardhjen e Gërdecit e kam kthyer në motiv të jetës time.”-tha ajo.

Më shumë