Një hetim i “nytimes” tregon se si një kompleks sekret në verilindje të Kabulit, vendi i quajtur “Gropa e Kripës”, ku CIA më parë torturonte të burgosurit, u bë qendra e agjencisë për evakuime klandestine para se pjesët e saj të shkatërroheshin qëllimisht nga vetë amerikanët.
Në javët para përfundimit të afatit të 31 gushtit të Presidentit Biden për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani , një kompleks i fshehtë dhe shumë i sigurt i përdorur nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës u bë një qendër për evakuimet klandestine para se pjesët e tij të shkatërroheshin qëllimisht nga ata.
CIA kishte përdorur një pjesë të kompleksit të quajtur “Eagle Base” për të trajnuar njësitë kundër terrorizmit afgan. Struktura si në “Base Eagle” ashtu edhe “Gropa e Kripës” u shkatërrua nga vetë amerikanët.
Edhe pse disa shpërthime u shënuan në këtë bazë, helikopteret që ndodheshin në këtë kompleks vijonin të përdoreshin për të kryer evakuime të fshehta.
Times analizoi imazhet satelitore, regjistrimet e korporatave, të dhënat aktive për të zbuluar sesi u shkatërrua ky komples, një prishje e planifikuar.
Përberja e kompleksit
I ndodhur midis periferisë industriale të Kabulit dhe një vargu malor, kompleksi është më pak se tre milje nga Aeroporti Ndërkombëtar Hamid Karzai. Ai shtrihet rreth dy kilometra katrorë siç mund të shihet edhe në foton e mëposhtme.

Gropa e Kripës
CIA për herë të parë filloi të shkatërrojë ndërtesat në Salt Pit gjatë prillit dhe majit, pas njoftimit të Biden se forcat amerikane do të largoheshin nga vendi deri në shtator.

Baza e Shqiponjës
Baza Eagle, ku CIA trajnoi forcat afgane, u krijua fillimisht në një ish -fabrikë tullash. Më vonë u zgjerua në një kompleks më të madh të ndërtesave të sapondërtuara. Këto struktura të reja, u shkatërruan kryesisht në 27 gusht, ku ndodheshin depo municiones dhe një vend i posaçëm trajnimi për ushtarët.

Me këtë prishje të planifikuar, CIA i hapi rrugën talebanëve, duke bërë që ata lehtësisht të hynin në këtë kompleks.