Belgjika arrin të fitojë minimalisht me rezultatin 1-0 ndaj Portugalisë dhe kalon në çerekfinale, ku do të përballet me Italinë.
Ka mjaftuar një supergol i shënuar nga Thorgan Hazard në pjesën e parë për të vendosur sfidën. Sulmuesi i Dortmund gjuajti saktë nga jashtë zone dhe e ndali topin në rrjetë.
Portugalia tentoi disa herë në pjesën e dytë për të barazuar ndeshjen, por mbrojtja belge së bashku me portierin Courtois ishte në lartësinë e duhur për të mos pësuar gol. Belgjika eleminon kështu kampionët në fuqi të Europës, teksa konfirmohen si një nga ekipet favorite për të ngritur trofeun.