Belgjika ka fituar me rezultatin 2-1 ndeshjen ndaj Danimarkës, e vlefshme për grupin B të Kampionatit Europian.
Në ndeshjen e zhvilluar në Kopenhagen, danezët kaluan në avantazh që në minutën e 2-të me anë të Poulsen, me golin që iu dedikua Christian Eriksen, i cili pak ditë më parë pësoi një sulm në zemër gjatë ndeshjes kundër Finlandës.
Pjesa e parë përfundoi me fitoren e danezëve, teksa duhet të vinte 45 minutëshi i dytë që Belgjika të “zgjohej” dhe të përmbyste rezultatin. Fillimisht ishte Thorgan Hazard në minutën e 55 që barazoi shifrat, ndërsa Kevin De Bruyne shënoi të dytin në minutën e 70.
Me këtë fitore Belgjika arrin të kualifikohet në raundin tjetër, ndërkohë që Danimarka me shumë mundësi i ka thënë “lamtumirë” këtij kompeticioni.
EURO 2020/Belgjika fiton dhe kualifikohet, goli i Danimarkës vlen vetëm për dedikimin ndaj Eriksen
