
Etiopia besohet se ka vendosur një rekord të ri botëror, duke arritur të mbjellë plot 350 milion pemë në 12 orë.
Nisma e udhëhequr nga kryeministri Abiy Ahmed synon të luftojë efektet shkatërruese të ndryshimeve klimaterike në shtetin e goditur nga thatësira.
Gjatë këtij aksioni, pjesa më e madhe e zyrave të administratës janë mbyllur për t’i dhënë mundësinë qytetarëve të bëhen pjesë në aksionin për pyllëzimin e vendit.
Sipas Kombeve të Bashkuara Etiopia ka pësuar 35% shpyllëzim gjatë shekullit të 20-të.
Ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë në Etiopi, Getahun Mekuria, tha se në 12 orë janë mbjellë më shumë se 350 milion pemë me fara dhe fidanë.
Synimi final është që të mbillet një total prej 4 miliard pemësh.