Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një audio përgjim përmes të cilit dëshmon blerjen e votave të qytetarëve nga Partia Socialiste në bashkitë e vendit.
Zyrtari i lartë i PS, Armand Gjini dhe administratës së Bashkisë Klos, ka paguar rreth 570 mijë lekë për të marrë votat e një qytetari.
Në përgjim rezulton se qytetari ka pësuar dëmtime nga tërmeti dhe se shuma që do të marrë do t’i vijë në ndihmë për të bërë dritaret duralumin.
“Ja si blen votat krimineli elektoral, nënkryetari i bashkisë Klos, Armand Gjini! Dëgjojeni”, shkruan Berisha.
Pjesë e përgjimit:
Telefonuesi: Po bravo i qoftë, bravo i qoftë, patën shkuar shumë?
Qytetari: 570 …
Telefonuesi: Bravo, paska bërë punë. A të dha ndonjë fare ndihmë apo t’i dha vetë kështu direkt?
Qytetari: M’i ka dhënë vetë pa asnjë…
Telefonuesi: Bravo i qoftë për Zotin. Unë thashë se të ka ndihmuar Albani.
Qytetari: Çfarë Albani o burrë!
Telefonuesi: T’i paska marrë q’ato vota Armando! Ti paska…
Qytetari: I ka marrë me ndërshmëri, a kupton?!Telefonuesi: Normal, normal, i paska bërë yzmetin për Zotin.
Qytetari: Ia kam premtuar….për punën e votave pas nja një muaji. Tashti kjo më gjet thashë or ti, veç për këtë që ke bo!
Telefonuesi: Po pra po.
Qytetari: Për mua njaj është djalë i mirë.
Telefonuesi: Djalë i mirë po, normal, paska heq goxha, s’ti fal kush 570 mijë lekë.
Qytetari: Për zotin s’a kjo, prandaj
Telefonuesi: Jo, jo, bravo i qoftë, paska bërë punë, të paska ndihmuar. Po kërkoji ndonjë gjë sa është kjo fushatë, kërkoji dhe ndonjë gjë tjetër se të japin ata, shfrytëzoje këtë moment.
Qytetari: Thua?!