Një studim i ri nga Universiteti i Ilions në SHBA ofron disa arsye bindëse përse duhet ta risim konsumin e ujit me një gotë më shumë. Hulumtuesit gjetën se duke e rritur konsumin e ujit me një përqindje të vogël, mund të përfitoni nga reduktimi i kalorive, sheqerit, natriumit dhe kolesterolit.
Të gjitha këto përfitime mund janë vënë re vetëm te ata persona që e kanë rritur konsumin e ujit me 1 ose 2 gota më shumë.
Mesatarja e konsumit të ujit, pa llogaritur lëngje të tjera si kafe dhe çaj, është 4.2 gota.
Por studimi i ri ka trefuar se duke konsumuar minimalisht edhe 1 gotë më shumë apo 30% të mesatares, mund të reduktohen kaloritë me 8.58, sheqeri me 0.74 gram më pak, 9.8 gram më pak natrium dhe ulje me 0.88 gram kolesterol.
Gjithçka mund të “aktivizohet” nëse pini një ose dy gota më shumë ujë në ditë se mesatarja.