Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
52 %
3.6kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
20 °
E hënë, 2 Tetor, 2023

Erl Murati: Opozita duhet të luajë përtej “territorit të sigurt”, Basha çonte kandidatë pa elektorat por besnikë të tij në zgjedhje

Lajme të ngjashëm

Gazetari dhe analisti i njohur Erl Murati, thotë se opozita e bashkuar duhet të bëjë demokratizimin e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për kryetar bashkie, kur na ndan më pak se një vit nga zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Opozita ka detyrimin për të luajtur përtej territorit të sigurt”, ka thënë Murati, duke treguar se sipas tij, një nga defektet e Lulzim Bashës ka qenë fakti që ai parapëlqente të luante në fushë të sigurt duke përzgjedhur njerëz që nuk kishin elektorat, por ishin besnikë të tij.

“Një nga gjë mund ta bëjë opozita e bashkuar është demokratizimi i procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për kryetar bashkie. Në 2019 opozita i bojkotoi. Një nga defektet në 2017 dhe 2021, ka qenë depozitimi i listës së kandidatëve 2 orë para afatit në KQZ. Primaret që ka lançuar Berisha për përzgjedhjen e kandidatëve është shumë e rëndësishme.

Opozita ka detyrimin për të luajtur përtej territorit të sigurt. Një nga defektet e Lulzim Bashës ka qenë fakti që ai parapëlqente të luante në fushë të sigurt duke përzgjedhur njerëz që nuk kishin elektorat, por ishin besnikë, të kooptuar, besnikë të tij.

Berisha dhe Meta duhet të dalin nga kjo fushë dhe të demokratizojnë këtë proces. Sa më e gjerë të jetë vendimmarrja në opozitë, aq më të larta janë mundësitë për të përzgjedhur elektoratin gri. Dhe për të krijuar besueshmëri.

S’më la shije të mirë Ilir Meta që kritikon Edi Ramën për marrjen e pushtetit në të njëjtën dorë, për 24 orë pasi la postin e Presidentit të Republikës i imponoi largimin Monika Kryemadhit, imponoi ndryshimin e emrit partisë së tij, që në fund të fundit është parti historike sepse është themeluar që në 2014 dhe shpalli që misioni i LSI ka përfunduar. Është detyrë e LSI dhe PD për të zgjeruar bazën e vendimmarrjes, për vendim të rëndësishme siç është përzgjedhja e kandidatëve për kryetarë bashkie”, u shpreh Erl Murati në Syri TV.

Më shumë