Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
4.6kmh
75 %
Hën
26 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
Pre
29 °
E hënë, 25 Shtator, 2023

Erdogan bisedë telefonike me Kurtin: Turqia është e gatshme të japë kontributin e nevojshëm në procesin e dialogut

Lajme të ngjashëm

Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan ka zhvilluar biseda telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Sipas zyrës së shtypit të Erdogan, gjatë kësaj bisede është diskutuar për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ku Erdogan është shprehur se dialogu Prishtinë-Serbi është e vetmja zgjidhje për paqe dhe stabilitet në rajon.

“Gjatë bisedave ku u adresuan marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet rajonale, presidenti Erdogan, në lidhje me zhvillimet që po ndodhin në veri të Kosovës, deklaroi se sigurimi i progresit në procesin e dialogut është metoda e vetme për ndërtimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon”, thuhet në njoftim.

Presidenti turk deklaroi gjithashtu se “Turqia është e gatshme të japë kontributin e nevojshëm në procesin e dialogut”. Ndër të tjera, Kurti e ka uruar Erdogan për fitoren e zgjedhjeve presidenciale në Turqi.

Ndërkohë më herët ditën e sotme, Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin serb Aleksandër Vuçiç ku biseduan për situatën në veri.

Më shumë