Tirana
scattered clouds
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
31 %
4.6kmh
40 %
Pre
33 °
Sht
34 °
Die
25 °
Hën
30 °
Mar
31 °
E premte, 22 Shtator, 2023

EMRI: Kush është AUTORI i dyshuar që plagosi dy policët në Mamurras, sherri nisi pasi…

Lajme të ngjashëm

Zbulohet emri i autorit të dyshuar të plagosjes së dy policëve ditën e sotme në Mamurras.

Bëhet fjalë për Nikoll Vorthi, i cili dyshohet se është konfliktuar me efektivët e policisë Flamur Lleja dhe Ilir Zeka, pasi këta të fundit i kanë bërë thirrje të ndalojë mjetin për të ushtruar kontroll.

Vorthi është ndaluar tashmë nga uniformat blu.

Sherri ka nisur fillimisht me përplasje fizike, por Vorthi ka qëlluar më pas me pistoletë duke plagosur efektivin Ilir Zeka.

Fatmirësisht dy policët janë jashtë rrezikut për jetën, dhe po kurohen në spitalin e Traumës në Tiranë.

Më shumë