Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
49 %
4.6kmh
0 %
Die
21 °
Hën
29 °
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
29 °
E diel, 1 Tetor, 2023

Emëroi Albana Koçiun si Ministre e Shëndetësisë, Edi Rama ia beson Administratën Publike drejtorit të IT-së

Lajme të ngjashëm

Albana Koçiu ka mbajtur që nga viti 2013  pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Administratës Publike. Mirëpo, emërimi i papritur si Ministre e e Shëndetësisë la vakant pozicionin që ajo mbante prej vitesh.

Për këtë arsye i është besuar kjo detyrë drejtorit të IT-së, Ened Kërçini. Ai e ka nisur punën që nga data 12 shtator, dhe gëzon kompetenca të plota, pavarësisht se Kërçini është i komanduar deri në plotësimin e procedurave për zgjedhjen përfundimtare të drejtorit të ri.

Teksa ekziston probabiliteti më i madh që në krye të këtij institucioni të jetë përsëri një femër.

Departamenti i Administratës Publike është institucioni përgjegjës për menaxhimin e shërbimit civil në institucionet e administratës shtetërore, ku bëjnë pjesë Kryeministria, ministritë e linjës dhe institucionet e tyre të varësisë, përfshirë degët e tyre territoriale dhe administratën e prefektit.

 

Më shumë