Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
4.6kmh
75 %
Hën
26 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
Pre
29 °
E hënë, 25 Shtator, 2023

Emërohet zëvendësministri i ri tek Infrastruktura, lirohet Indrit Molla

Lajme të ngjashëm

Këshilli i ministrave ka miratuar sot një serë vendimesh, ku disa prej tyre kanë të bëjnë me emërime të reja dhe shkarkime në poste të rëndësishme.

Bëhet me dije se Ami Kozeli është emëruar zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e kësaj të mërkure të zhvilluar nga këshilli i ministrave

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të    ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

Ami Kozeli emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në vendim.

Po ashtu mësohet se Endrit Molla është liruar nga detyra e zv. ministrit që ushtronte në këtë ministri.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të    ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Endrit Molla, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhe në vendim.

Më shumë