Medie britanike “Dailymail” ka bërë një shkrim për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë, ku të përfshirë janë shqiptarë e disa britanikë.
“Dailymail” shkruan se tre britanikë duke përfshirë një nënë të re, përballen me kalimin e pjesës tjetër të jetës së tyre në burg në Shqipëri për rolin e tyre të dyshuar si pjesë e një skuadre të goditur për vrasjen e Nikulajt 51 vjeç.
“Policët shqiptarë pretendojnë se tre britanikë përfshirë nënën e një vajze ishin të përfshirë në këtë ngjajre. Qeveria shqiptare kërkon të ekstradojë tre britanikët për t’u gjykuar për vrasje në Shqipëri. Nëse shpallen fajtorë, ata përballen me një minimum prej 31 vitesh burg”, shkruhet në artikull.
Ardian Nikulaj u vra më 19 prill brenda lokalit të tij në Shëngjin. Porositës dhe organizator i kësaj vrasjë është Edmond Haxhia i cili ka rënë në pranga. Edmond Haxhia dyshohet se është porositësi i vrasjes së Ardian Nikulaj. Ai është nipi i Elton Lekstakaj, i cili kanë qenë në hasmëri me fisin Nikulaj prej vitit 1997.
Të përfshirë dhe bashkëpuntorë në vrasje janë tre britanikë Thomas Mithan, Steve Hunt, Harriet Bridgeman, Harry Simpson, si dhe portugezi i akuzuar si vrasësi, Ruben Saravia.
Shtetasit britanikë kanë qenë informatorë, ata kanë qëndruar pikërisht në resortin në pronësi të biznesmenit Ardian Nikulaj dhe sipas hetuesve, ata kanë vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e tij dhe të stafit, të cilat më pas ia raportonin portugezit Ruben Saraiva.