
Kryeministri Edi Rama ndodhet mbrëmjen e sotme në ekspozitën e Adrian Pacit në Galerinë Kombëtare.
Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, kryeministri ka publikuar një pjesëz nga ekspo e artistit Adrian Paci, si dhe ka shkruar se secili që dëshiron të kalojë një moment të paharrueshëm nuk duhet ta humbasë ekspozitën në Galerinë Kombëtare.
Ekspozita e titulluar ‘Prova’ është një koleksion auto-portretesh i bërë nga artisti shkodran Adrian Paci ku shprehet urgjenca për të ndërmarrë veprime dhe për të aktivizuar ndjenjën e përgjegjësisë qytetare.
Postimi i plotë:
Një ekspo e shkëlqyer e Adrian Pacit në Galerinë Kombëtare Kush do të kalojë një moment të paharrueshëm në një ëndërr të jetuar më parë, s’duhet ta humbasë! Trust me