Dritan Goxhaj, eskpert i aviacionit civil thotë se shteti është përgjegjës për situatën e krijuar në Rinas, ku prej ditës së djeshme Aeroporti ka ndaluar të gjitha fluturimet sepse kontrollorët janë në grevë.
Sipas Goxhajt, AlbControll pretendon se nuk ka para për pagat e kontrollorëve dhe nga ana tjetër bën tendera dhe tjetërson fondet. “Me vendim të kryeministit janë marrë para nga AlbControll dhe është bërë salla VIP në Rinas, që ka kushtuar 1 milion euro”, tha ai.
Në Euroneës Albania, Dritan Goxhaj u shpreh se ata tani janë vërtet të paaftë për tu rikthyer në punë pavarësisht se këtë arsye e kanë shkruar prej ditës së djeshme në fletën me arsyet e pezullimit të punës. “Jemi shumë të stresuar pas arrestimeve, kontrollorët janë marrë në pyetje gjithë natën, si mund të rikthehemi në punë”, shtoi Goxhaj.
Pjesë nga deklarata e ekspertit:
Ky veprim është i ligjshëm, sepse e lejon ligji paaftësinë në punë. Ne jemi në mbështetje të këtij veprimi të kontrollorëve. Kjo situatë ka 1 vit, ka 1 vit që kontrollorët kërkojnë të ulen në bisedime por shteti nuk ka pranuar.
Kur kontrollorët bën një grevë 2 orëshe, reagimi i shtetit ishte pushimi nga puna.
Paftësia e puëns e kanë të gjithë se kanë 1 vit që punojnë në këto kushte. Nuk është vetëm te pagesa, por dhe te kushtet e operimit. Prej 1 viti cënohet siguria e operimit sepse i ka ndryshuar shteti.
Më e thjeshtë: Kontrollorët të punojnë 1 muaj punë, 1 muaj pushim. Duke qëndruar 1 muaj pushim ata nuk e kanë më idenë e kushteve të trafikut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës që të ikësh 1 muaj nga puna dhe të rikthehesh përsëri në punë. Ky është vendim i shtetit, i pakonsultuar.
Janë organizuar 5 tendera. AlbControll organizon tendera dhe thotë që nuk kemi para për punëtorët. Ka tjetërsim të fondeve. Me vendim të kryeministrit është bërë salla VIP e aeroportit, ka kushtuar 1 milion euro. Qeveria të heqë dorë nga këto gjera, ne kërkojmë vetëm zbatim të kontratës.
Eksperti i aviacionit ia lë fajin shtetit: U ndryshuan kushtet e operimit, kontrollorët bëjnë 1 muaj punë dhe 1 muaj pushim. Jemi të paaftë
