Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
2.6kmh
0 %
Sht
25 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
27 °
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Eklent Kaçi shpallet kampion i bilardos në UK Open 2023

Lajme të ngjashëm

Shqiptari Eklent Kaci është shpallur kampion i bilardos në UK Open Pool Championship të mbajtur në Mbretërinë e Bashkuar.

Kaçi e nisi mirë ndeshjen kundër britanikut Joshua Filler duke barazuar rezultatin në 4-4 e më pas mori “frenat” lojës në dorë duke fituar gjashtë raunde rrjesht për t’a çuar rezultatin në 10-4. Në fund, bilardisti shqiptar e mbylli ndeshjen duke fituar me rezultatin e thellë 13-4.

Fitorja e Eklent Kaçi i ka rënë në sy edhe kryeministrit Edi Rama, i cili e ka reklamuar fitoren e tij nëpërmjet një postimi në Facebook. “Great Albanian Eagle (Shqiponja madhështore shqiptare). Eklent Kaçi shpallet kampion i bilardos edhe në UK Open”, shkroi Rama.

Eklent Kaçi do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2023 që do të zhvillohet në Spanjë duke nisur nga 27 qershori, e do të përfundojë më 2 korrik. Në kampionat do të ketë 31 vende pjesëmarrëse, me Spanjën që kërkon të mbrojë titullin.

Më shumë