Egnatia po luan kundër Erzenit, ndeshje e vlefshme për javën e 16-të të Superiores. Kjo sfidë po zhvillohet në stadiumin rrogozhinas.
Vorbulla e reality show, Big Brother ka përfshirë edhe kampionatin shqiptar. Në stadiumin e Egnatias duket se mbështesin Luiz Ejllin, konkurrentin e këtij formati televiziv që po sulmohet për shkak të deklaratës së tij për sëmundje të rëndë.
“Luiz, ti je luani”, shkruhet në banerin e vendosur në tribunën karshi të këtij impianti sportiv.