Të paktën 10 persona kanë mbetur të vrarë në përplasjen midis policisë dhe protestuesve në lindje të Kajros, njoftojnë burimet zyrtare.
Një polic është gjithashtu midis të vdekurve dhe një numër i konsiderueshëm portestuesish janë plagosur.
Përplasja erdhi si pasojë e vdekjes së një aktivisti gjatë marshimit të së shtunës në Kajro, ku u përkujtua katër vjetori i “Pranverës Arabe”.
Siguria në qytetet kryesore është rritur gjatë këtyre përkujtimeve dhe zona të rëndësishme në kryeqytet janë bllokuar.
Të shtunën, aktivisti Shaimaa El-Sabagh u vra në qendër të Kajros, gjatë marshimit të organizuar nga Aleanca Popullore Socialiste.