Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
30 °
E enjte, 28 Shtator, 2023

Edvin Prifti dëshon të bindë togat e zeza, Gjykata e Posaçme: Mjeku nuk do rikthehet në detyrë!

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), rrëzon kërkesën e disatë të mjekut Edvin Prifti për rikthim në detyrë. Mjeku i arrestuar dhe akuzuar për dy vepra penale ka kërkuar disa herë që të rikthehet në detyrë po kjo kërkesë është rrëzuar, ashtu si sot.  

Prokuroria Speciale SPAK, e akuzon mjekun Edvin Prifti për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Edvin Prifti nuk ndodhet në qeli por me vendim gjykate ai nuk mund të vesh përparsen e mantelbardhit. SPAK disa kohë më parë e dërgoi vendimin në Gjykatën e Lartë duke kërkuar që mjeku të rikthehet prapa hekurave. Në 7 shtator 2021, Gjykata e Lartë nuk pranoi kërkesën e SPAK për kthimin në burg të Edvin Priftit por as nuk e ktheu atë në detyrë.

Dy javë më vonë, mjeku ka bërë përsëri kërkesë për të veshur përparësen e bardhë, por Gjykata e Posaçme e Apelit e ka rrëzuar. Edhe sot, togat e zeza nuk janë bindur nga kërkesa dhe kanë lënë në fuqi vendimin për “Pezullim nga detyra”.

Më shumë