Tirana
scattered clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
3.6kmh
40 %
Mar
29 °
Mër
30 °
Enj
29 °
Pre
29 °
Sht
30 °
E martë, 26 Shtator, 2023

Edukatoret dhunuan 3-vjeçarin në Kosovë, vjen reagimi nga Ministria e Arsimit: Do marrim masa të menjëhershme

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Arsimit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka reaguar menjëherë pas publikimit të rastit të dhunimit të një 3-vjeçari në një kopësht në Fushë-Kosovë.

Nagavci ka dënuar ashpër dhunën e përdorur nga edukatoret ndaj të miturit dhe ka theksuar se ato do të marrin dënimin e merituar.

 “Thellësisht e shqetësuar nga pamjet e publikuara të një çerdheje në Fushë Kosovë. E dënoj ashpër dhunën e ushtruar ndaj një të mituri në këtë institucion parashkollor. Dhuna është e papranueshme andaj, pres që kushdo që ushtron dhunë të marrë dënimin e merituar.

Ajo që është më shqetësuese sipas pamjeve të publikuara, është se nuk bëhet fjalë vetëm për një person por më shumë edukatore të involvuara e që e shton dyshimin se nuk është fenomen i izoluar. Inspektorati i Arsimit ndodhet në këtë institucion dhe sapo të pranojmë raportin, do të ndërmarrim masa të menjëhershme. MAShTI, komunat dhe në përgjithësi si institucione kemi obligim të kujdesemi e të sigurohemi për mirëqenien e të gjithë fëmijëve”, thuhet në reagimin e ministres.

LEXO EDHE: PAMJE TË RËNDA/ Edukatoret tërheqin zvarrë dhe dhunojnë 3-vjeçarin në kopësht

Më shumë