Deputeti demokrat Edmond Spaho, shprehet se kandidatura e Roland Bejkos për Tiranën nuk e dëmton garën e Belind Këlliçit. Ai ju drejtua me një thirrje kryetarit të komanduar të PD, Enkeljd Alibeaj, të cilit i tha se nëse mendon se e fiton kryeqytetin me emrin e Bejkos, më mirë të mos futet fare në zgjedhje.
“Aspak nuk e mendoj se do të ketë probleme Këlliçi. Pasi nëse ka një kandidaturë që është false është ajo e Bejkos, i cili nuk lidhet pak me Tiranën. Më mirë do të ishte të kandidonte në Gjirokastër. Nuk është puna të jesh rezident. Duhet të kesh jetuar, të njohësh problemet që të japësh dhe zgjidhje për problemet.
Nuk gjen dot kandidat, nuk ka njerëz nga pas. E për rrjedhojë bëhen zgjedhje të çuditshme. I japin Tiranës një kandidaturë që nuk ka lidhje me të. Nuk e shoh si rrezik për Këlliçin.
Do të marrë shumë pak vota, nuk e dëmton dot Këlliçin dhe nuk e ndihmon dot Veliajn. Nëse pret të fitojë bashkinë duke u mbështetur te Bejko e ka të humbur që sot dhe më mirë mos hyjë në garë”, u shpreh deputeti Edmond Spaho në emisionin A2 CNN.