Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
28 °
Pre
27 °
Sht
28 °
E martë, 3 Tetor, 2023

Edi Ramës nuk i del inati me TCH: Ja dhe një shembull, synon helmimin e publiku

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një kronikë të televizionit kombëtar Top Channel, ku është trajtuar rasti i një familje në fshatin Mal Bardhë të Milotit, e cila thuhet se është lënë në harresë nga shteti.

Referuar kronikës, thuhet se shtëpia e Fitnete Vokrrit nuk është ndërtuar dhe shteti është mjaftuar vetëm me disa kamionë me zhavorr. Për këtë, Rama ka sulmuar përsëri TCH, pas rastit të disa ditëve më parë, dhe thotë se shtëpia e zonjës është në ndërtim e sipër.

“Një nga shembujt e përditshëm të deformimit të pasqyrave mediatike, të cilat synojnë helmimin jo informimin e publikut! Zonja Vokrri merr prej kohësh bonusin e qerasë. Shtëpia e saj është në ndërtim e sipër! Por kësaj pasqyre s’i duhet e vërteta, i duhet zonja si mish për top”, shkruan Rama dhe ndan foton e mëposhtme.

 

Më shumë