Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar këtë të premte për bashkëbisedimeve në forumin e ri ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue”, ku është pyetur dhe për vitet kur ka luajtur si basketbollist dhe pasionin për vizatimet.
Rama ka treguar se u bë futbollist sepse ishte shumë i gjatë për kohën dhe nuk mund të thoshte jo sepse Shqipërisë komuniste i mungonte demokracia për të kundërshtuar për të kundërtën.
“Dhe në atë Shqipëri kur shihnin djem që ishin shumë të gjatë i thonin shko në basketboll. Edhe nuk ishte demokraci që të thoje, jo dua të luaj futboll. Luajta basketboll, mund të them që i shtoja centimetrave të skuadrës, por jo shumë vlerave të skuadrës besoj”, u shpreh Rama.
Megjithatë, ai theksoi se falë ngazhimit si basketbollist pati fatin të dilte jashtë Shqipërisë komuniste.
Edi Rama ka treguar për moderatorët e forumit dhe pasionin për artin, konkretisht pikturën dhe vizatimin. Kryeministri shqiptar është shprehur se përgjithësisht vizaton kur i flasin për tatimet, për sigurinë, gjeopolitikën, etj.
“Për shembull kam njerëz si ju rreth tryezës, që më flasin për tatimet, për sigurinë, për gjeopolitikën, për Gjermaninë dhe unë vizatoj. Është një mënyrë që të jem disi më shumë i përqendruar këtë kam zbuluar dhe një mënyrë, për t’i bërë të dyja”, shtoi ai.
Pjesë nga biseda e Ramës me moderatorët e forumit në Berlin:
-Shumë mirë. Po mendoja meqë kemi edhe 1 minutë të mbetur, ndoshta një pyetje më personale, që mund t’ua kenë bërë më parë. Profili juaj si artist?
Kryeministri Edi Rama: Së pari për ti thënë gjërat si duhet. Përmendët profilin tim si lojtar basketbolli. Unë u bëra lojtar basketbolli sepse isha shumë i gjatë për atë Shqipëri. Dhe në atë Shqipëri kur shihnin djem që ishin shumë të gjatë i thonin shko në basketboll. Edhe nuk ishte demokraci që të thoje, jo dua të luaj futboll. Luajta basketboll, mund të them që i shtoja centimetrave të skuadrës, por jo shumë vlerave të skuadrës besoj.
Dhe pata shansin që falë basketbollit të dilja jashtë Shqipërisë komuniste, sepse në të kundërt nuk mundje ta bëjë. Ose duhet të ishe sportist që luaje në ndeshje ndërkombëtare për të dalë, ose nuk mundeshe. Vizita ime e parë në Europe përpara se të ishim të lirë të lëviznim ishte në një ndeshje këtu në Gjermani, kundër ekipit tuaj kombëtar, që atë kohë nuk ishte aq mirë sa sot. Kështu që mundëm të përballeshim edhe pse u rrahëm.
Si artist po, vazhdoj. Kur hyra në këtë jetë të re të politikës mendova se arti kishte mbaruar, por faktikisht nuk ishte kështu. Sepse fakti që duhet të merrja pjesë në mbledhjet Këshillit të Ministrave më duhet të mbaja mendjen në vend. Kështu që kur të tjerët flisnin për çështje të mëdha, unë vizatoja. Pastaj vizatimet morën rrugën e tyre dhe unë bënë interesante për galeritë. E pastaj zbulova që vizatoja gjatë gjithë kohës në zyrën time. Kështu që i bëj të dyja.
Për shembull kam njerëz si ju rreth tryezës, që më flasin për tatimet, për sigurinë, për gjeopolitikën, për Gjermaninë dhe unë vizatoj. Është një mënyrë që të jem disi më shumë i përqendruar këtë kam zbuluar dhe një mënyrë, për t’i bërë të dyja. Dhe për ta mbyllur, dikur një shoku im erdhi të më shihte dhe unë po vizatoj dhe befas më thotë, Edi, nuk ke nevojë që unë të jem këtu nëqoftëse nuk më dëgjon. Po që t’i shpjegoja që dëgjoj më mirë kur vizatoj, nuk ishte ide e mirë dhe i thashë, “ndjesë, ndjesë”. Dhe pastaj po e dëgjoja dhe më pyeti. A po më dëgjon? I thashë, jo! Kështu që më lër të vizatoj që të të dëgjoj.
-A jemi me fat që nuk po vizaton këtu?
Kryeministri Edi Rama: Jo këtu jo.