Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
2.1kmh
20 %
Pre
27 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
E premte, 29 Shtator, 2023

Edi Rama në panairin e turizmit në Berlin: Shqipëria përfaqësohet me një ofertë turistike serioze

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të martë në punimet e panairit të turizmit në Berlin, i konsideruar si më i madhi i kësaj natyre në botë. Kreu i qeverisë shqiptare ndodhet atje pas një vizite punë dhe takimi me kancelarin Olaf Scholz.

Sipas Ramës, Shqipëria përfaqësohet denjësisht në këtë panair jo thjesht me natyrën e bukur po me një ofertë serioze turistike.

“Shqipëria në ITB Berlin, Panairi më i madh i Turizmit në botë, ku më në fund përfaqësohemi denjësisht jo thjesht me natyrën e bukur po me një ofertë serioze turistike, falë punës këmbëngulëse vit pas viti, ndryshimit të imazhit të zymtë të Shqipërisë së deri disa viteve më parë, investimeve publike e private, si edhe një armate të dinamike operatorësh turistikë.

Pason në prill Forumi Ndërkombëtar i Turizmit në Tiranë, një bashkëpunim i ministrisë sonë të Turizmit e Mjedisit me Organizatën Botërore të Turizmit, për të cilin biseduam në Berlin edhe me Sekretarin e Përgjithshëm #UNËTO Zurab Pololikashvili”, shkruan kryeministri shqiptar Edi Rama.

Më shumë