Kryeministri Edi Rama ka ndarë mbrëmjen e sotme pamjet e spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme dhe lajmëron se ai do të hapë dyert për të pritur pacientët e parë në fundit të vitit 2022, në muajin dhjetor.
“Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme, gati për pajisjet e brendshme me dëshirën e madhe që të hapë dyert për Krishtlindje”, shkruan Rama dhe ndan disa pamjet, të cilat thotë se janë kapur mbrëmjen e kësaj të marte, 4 tetor.
Ndërtimi i spitalit të Ri të Sëmundjeve të Brendshme është një investim i qeverisë shqiptare nga i cili do të përfitojnë 109 mijë pacientë. Punimet e spitalit pritet të përfundojnë në vitin 2022 dhe do të pajiset me aparatura mjekësore të teknologjisë së lartë.