Tirana
light rain
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
0.5kmh
75 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Edi Rama draft BE-së për Asosacion

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama dha lajmin se i ka dërguar dje presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz, një draft të ri për asosacionin, i punuar nga ekspertë amerikanë të pavarur dhe i udhëhequr prej tij.

Kryeministri u shpreh se Kosova dhe Serbia duhet të ulen dhe të diskutojnë për të ulur tensionet. Ai tha se Kosova nuk duhet të prishë marrëdhëniet me SHBA dhe BE.

“Dje i kam përcjellë Macron dhe kancelarit Scholz, po ashtu vura në dijeni vura në dijeni presidentin e Këshillit të Europës Charles Michel dhe palën amerikane. Është një draft për asosacionin i punuar nga ekspertë amerikanë të pavarur.

Një gjë që është bërë (i referohet draftit) në rast se do të vinte kjo ditë. Qëndrimi i çuditshëm në këtë rast, i pakuptueshëm është nga Kosova dhe jo i Serbisë, që ka bërë atë që ka bërë edhe edhe herë të tjera.

Natyrisht që ky është një dokument optencial, i cili pa diskutim nuk pretendon të jetë zgjidhja idele, por siguroj që është një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsiderat arsyet dhe patjetër Asocasioni është pjesë e organizimit të jetës në republikën e Kosovës. Kosova rrezikon të sanksionohet nëse trupat e huaj marrin në kontroll veriun, kjo më alarmon.

Uroj dhe shpresoj që ky material të vejë për të cuar në një nivel tjetër dialogun dhe ti bëj palët të flasin për gjëra konkrrete” tha Rama ndër të tjera.

Më shumë