Tirana
light rain
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
4.6kmh
40 %
Hën
19 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
Pre
29 °
E hënë, 25 Shtator, 2023

E zbulon Artan Hoxha: Ja kush ia dha Bashës informacionin për 3.8 milion eurot e “Toyota Yaris”, ishte vetë pjesë e operacionit

Lajme të ngjashëm

Gazetari Artan Hoxha ka treguar mbrëmjen e sotme se Lulzim Bashës informacionin për miliona eurot që do të vinin me mjetin “Toyota Yaris” në Shqipëri ia dha një  ish-polic i rangut të lartë.

Ai tha se ky person ka johje personale me Bashën dhe ka qenë edhe vetë pjesë e operacionit, teksa shtoi se këto para’ janë të një prej grupeve më të mëdha kriminale shqiptare në trafik kokaine.

“Nga informacioni që kam unë Basha ka marrë informacionet me mirëbesim dhe nuk ka qëndruar dot tundimit. Infot janë dhënë nga një ish-polic i rangut të lartë, që ka njohje personale me Bashën. Njeriu që i ka dhënë infon ka qenë i përfshirë vetë në operacion. Ne e dimë sot të kujt janë ata para.

Janë paratë e një prej grupeve më të mëdha kriminale shqiptare në trafik kokaine. 3.4 milionë eurot janë nga trafiku i kokainës i një grupi shqiptar që vepron në Amerikën Latine. Basha ka tentuar që të përdorë historinë politikisht, pa llogaritur pasojat. Basha është mësuar që të mbyllë rastet me procedurë, ai do që të mbyllë këtë histori me autoritetet belge. E çuditshme është se pse Basha ka statusin e të pandehurit, si të tjerët”, deklaroi Hoxha në Syri Tv.

Më shumë