Analisti Genc Burimi ka treguar se çështja e legalizimit të kanabisti ka qenë arsyeja e largimit të Koço Kokëdhimës nga Partia Socialiste. Sipas tij, Kokëdhima e mbronte legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor, por Rama e kundërshtonte.
“Bashkë me Koço Kokëdhimën ne e mbronim legalizimin e kanabisit nëpër artikuj. Ky është turp ai që bën Edi Rama sot sepse për këtë arsye përzuri Koco Kokëdhimën nga partia. Na merrte për idiotë, për kafshë, për injorantë, për antipatriotë”, u shpreh analisti në Top Talk.
Përsa i përket vendimit të sotëm të Ramës, ku kryeministri njoftoi se Shqipëria do ta lejojë kultivimin e kanabisit për të hapur më shumë vende pune, Burimi u shpreh se Rama “lëpiu atë që pështyu”.
“Ishin dy pika ku unë edhe Koço kemi qenë të dy në një diapazon totalisht të plotë çështja e legalizimit të kanabisit për arsye farmaceutike sepse ke je treg të madh në Europë, e dyta ishim bashkë me Koçon kemi qenë kundër reformës në drejtësi të imponuar në kushtetutë. Për këto dy arsyet Rama dështoi”, tha Burimi.