Kolegji Zgjedhor vendos që Partia Demokratike dhe partitë në koalicion me të, do të kenë 69 kandidatë më pak në listat për zgjedhjet e 25 prillit.
Kolegji Zgjedhor Gjyqësor ka pranuar padinë e PS dhe vendimin e Kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, që të gjitha partitë të kenë 153 emra kandidatësh për deputetë. Në total PD kishte depozituar një listë me 222 emra.
“Verndimi i vendosi palët në lista të barabarta”, tha përfaqësuesi i PS Eridian Salianji.
Ndërkohë, socialistët kanë respektuar Kodin Zgjedhor duke vendosur në lista aq emra sa përcakton ligji, 153 kandidatë për deputetë.