Vajza që u gjet e pajetë në një kanal në afërsi të bypassit të Shkodrës, është një 37 vjeçare nga Tropoja. Policia e Shkodrës bën me dije se Leze Qosja jetonte në lagjen Dobraç të qytetit, në shtëpinë e motrës së saj.
Trupi i saj është pjesërisht i dekompozuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, shkruan newsbomb.al. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Gati tre javë më parë, më 18 maj, motra e 37 vjeçares që u gjet sot e vdekur kishte bërë kallëzim në polici se shtetasja Leze Qosja ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte rikthyer më. Fillimisht kishte dyshime se vajza ishte e komunitetit rom.