Një 23-vjeçar në Australi ndërroi jetë këtë të martë, pasi ishte infektuar me koronavirus. James Kondilios, një shkencëtar i ri dhe ish-kampion i peshëngritjes po trajtohej në Spitalin St Vincent, ku edhe ndërroi jetë.
Mediet e huaja raportojnë se 23 vjeçari kishte marrë dy dozat e vaksinës anti-Covid dhe nuk kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Kondilios me origjinë greke u rrit në Sydney, ku mësoi në “Waverley College”.
Në vitin 2015 ai përfaqësoi Australinë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes në Finlandë, ku fitoi një medalje bronzi.