NewsBomb
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ
Nuk ka rezultat
View All Result
NewsBomb
Nuk ka rezultat
View All Result

në Politikë

E shpalli dje armik në protestë, Sali Berisha: Edi Rama po nuk iku vetë, do e heqim ne! Është e rëndë por e thashë me bindje

08/07/2022, 12:44
0
E shpalli dje armik në protestë, Sali Berisha: Edi Rama po nuk iku vetë, do e heqim ne! Është e rëndë por e thashë me bindje

Ish-kryeministri Sali Berisha, konference per mediat - 8 korrik

Lajme të ngjashëm

Lajme të lidhura

Marrëveshja/ Balla: Shqiptarët në Britani, urë lidhëse mes dy popujve

Marrëveshja/ Balla: Shqiptarët në Britani, urë lidhëse mes dy popujve

29/11/2023, 15:54
Greqia e vendosur per qendrimin e saj

Greqia e vendosur: Rasti Beleri kushti për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

29/11/2023, 13:30
Festat e nëntorit, Balla nga Londra: Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut

Festat e nëntorit, Balla nga Londra: Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut

29/11/2023, 13:25
Lefter Alla kryebashkiaku i arrestuar nga SPAK

Nën akuzë për korrupsion, Lefter Alla kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

29/11/2023, 12:00
Ne foto: Alma Kaçi

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin ndaj Alma Kaçit

29/11/2023, 11:29

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka treguar sot arsyet se përse e shpalli dje Edi Ramën armik. Në një konferencë me gazetarët për protestën, Berisha është shprehur se deklarata e tij është e rëndë për disa njerëz, ama ai e ka bërë me bindje të thellë.

“Edi Rama po nuk iku, do e heqim. Dje kam deklaruar para shqiptarëve dhe botës Edi Ramën armik. Sigurisht mund të ketë pasur dhe të ketë njerëz që mendojnë se kjo ishte e rëndë. Unë e kam deklaruar atë armik me bindjen më të thellë të ndërgjegjes sime”, u shpreh Berisha.

Më tej, kryetari i PD shtoi “Edi Rama është demon i pushtetit. Ai nuk njeh model tjetër përveç etërve të tij. Dhe pushtetin e përdor për vjedhjet e tij të pangopur. Nëse e kam shpallur dje, e kam shpallur për votën. Çfarë bëri para një jave? Hoqi votimin në PS. Ky vendosi modelin që ekzistonte në kohën e Enver Hoxhës. Ky do të ikë dhe do ikë.”

Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha

Edi Rama po nuk iku, do e heqim. Dje kam deklaruar para shqiptarëve dhe botës Edi Ramën armik. Sigurisht mund të ketë pasur dhe të ketë njerëz që mendojnë se kjo ishte e rëndë. Unë e kam deklaruar atë armik me bindjen më të thellë të ndërgjegjes sime.

E para, për monizimin që vendos. Monizmin e rrëzuam në vitet ’90, e kishin etërit e Edi Ramës. Monizmin e ktheu Edi Rama 2021-2022. Monizmin Edi Rama e ktheu duke rrëmbyer votën e shqiptarëve. Për mua vota është thelbi i lirisë. Duke marrë votat me patronazhistët, duke i armatosur ata si terroristë të kuq me të dhënat personale të shqiptarëve, rrëmbeu votat me thasë eurosh, me banda, me gjak. Në votat e Taulant Ballës është gjaku i Pjerin Xhuvanit.

Pra, Edi Rama vendosi monizmin që e rrëzuam në vitet ’90. Po nëse ka fatkeqësi kombëtare për një vend është monizmi, qoftë ky i bazuar në drogë e krim si ky i sotmi. Dhe ky përbën një kazus të ri. Edi Rama do trajtohet si armik i votës së lirë dhe kurrë nuk do prekë votën e shqiptarëve. Kjo është e prerë me çdo çmim dhe sakrificë, shqiptarët do votojnë të lirë.

Edi Rama është sot 25 vjet në pushtet, kurrë nuk i është prekur një votë e vetme. Në vitin 2011, çdo votë është numëruar publikisht.

Së dyti, Edi Rama mori pushtetin nga ata që kishin 48 përqind të pushteteve në vend. Ju mund të thoni se sot i ka 100 përqind për faktin se Lulzim Basha bojkotoi zgjedhjet, unë u them ju dhe gjithë shqiptarëve se Edi Rama e deshi këtë, Lulzim Basha bëri gabim të madh. Por të njëjtën rrethanë kemi pasur në vitin 2007-ën. Ai donte të bojkotonte zgjedhjet për certifikatat, që 80 përqind ishin në duart e bashkiakëve socialistë. 5 muaj u shtynë zgjedhjet. Isha i gatshëm t’i shtyja edhe më shumë, vetëm të mos lejoja monizmin. Kurse Rama nxitoi që të fitonte të gjitha pushtetet.

Edi Rama është demon i pushtetit. Ai nuk njeh model tjetër përveç etërve të tij. Dhe pushtetin e përdor për vjedhjet e tij të pangopur. Nëse e kam shpallur dje, e kam shpallur për votën. Çfarë bëri para një jave? Hoqi votimin në PS. Ky vendosi modelin që ekzistonte në kohën e Enver Hoxhës. Ky do të ikë dhe do ikë.

Etiketa: armikedi ramasali berisha
Artikull paraprak
Aktualitet

Revista ‘Lonley Planet’ artikull Shqipërisë: 9 vendet që duhen t’i vizitoni patjetër

29/11/2023, 18:54
Artikull tjetër

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më shumë

Lajme të lidhura

Një shëtitje në Ujëvarën e Thethit © Ben Pipe Photography

Revista ‘Lonley Planet’ artikull Shqipërisë: 9 vendet që duhen t’i vizitoni patjetër

29/11/2023, 18:54
0

...

Ministri Igli Hasani dhe zyrtarja amerikane

Ministri Hasani jep lajmin e mirë: Lehtësohet lëvizja e shqiptarëve drejt SHBA

29/11/2023, 17:18
0

...

Delegacioni amerikat takim me Ramën: Ritheksuam partneritetin e fortë SHBA- Shqipëri

Delegacioni amerikat takim me Ramën: Ritheksuam partneritetin e fortë SHBA- Shqipëri

29/11/2023, 15:47
0

...

Foto Montazh, Edi Rama, Paloma, Sali Berisha

Rrëfimi i Palomës: Rama më thoshte do ta këpus kokën me sëpatë, rojet e Berishës…

29/11/2023, 13:03
0

...

Urimi i “Google” për Pavarësinë, Rama: Është dita e flamurit më të bukur në botë

Urimi i “Google” për Pavarësinë, Rama: Është dita e flamurit më të bukur në botë

28/11/2023, 21:32
0

...

Lajmet e fundit

Një shëtitje në Ujëvarën e Thethit © Ben Pipe Photography

Revista ‘Lonley Planet’ artikull Shqipërisë: 9 vendet që duhen t’i vizitoni patjetër

2023/11/29  6:54pm
0

Radhë kilometrike në Kakavijë, emigrantët kthehen në Shqipëri për festat

Radhë kilometrike në Kakavijë, emigrantët kthehen në Shqipëri për festat

2023/11/29  6:35pm
0

Modelja ruse dhe vajza e saj e mitur gjenden të ekzekutuara në një vilë në Turqi

Modelja ruse dhe vajza e saj e mitur gjenden të ekzekutuara në një vilë në Turqi

2023/11/29  6:14pm
0

Foto ilustruese

Përfshihet nga flakët kabina elektrike në Fier

2023/11/29  6:05pm
0

Para
Inflacioni shkon në 7.4%, shtrenjtohet gjithçka, treguesi po arrin nivelin më të lartë që nga viti 1997

Inflacioni shkon në 7.4%, shtrenjtohet gjithçka, treguesi po arrin nivelin më të lartë që nga viti 1997

@NEWSBOMB SHPK
NIPT: L42417011Q

Drejtor i Përgjithshëm Retin Toka

Kontaktet

Adresa : Rruga Emin Duraku, Hyrja 1 Ap.14, Tiranë

Mobile : +355 69 92 22201

Mobile : +355 69 92 22202

Email: [email protected]

Na Ndiqni

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ