Këto gra të moshuara janë shembulli se asnjëherë nuk është vonë për të mësuar diçka të re.
Gjyshet e një fshati të vogël në Turqi kanë vendosur të mblidhen një herë në javë për të mësuar përdorimin e kompjuterit dhe lundrimin në internet, shkruan Newsbomb.al.
“Ne futemi në Google dhe Facebook, në Facebook nuk e kam idenë çfarë duhet të bëj”, thotë njëra prej tyre për Al Jazeera.
“Ishte një proces i veçantë nga ai që përdoret për të mësuar fëmijët”, shpjegon vullnetarja e cila është ofruar t’i mësojë “Ato dëshironin të mësonin për të mbikqyrur më pas nipërit dhe mbesat e tyre nëse bënin diçka të gabuar në internet”.