Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
33 %
3.1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
29 °
E enjte, 28 Shtator, 2023

“E rëndësishme të dilet në terren”, detaje nga mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD, kërkesa e drejtuesve të degëve

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja që po mbahet në selinë e PD me Kolegjin e Kryetarëve.

Bëhet me dije se disa nga kryetarët kanë kërkuar që kreu i PD, Lulzim Basha të dalë në terren dhe të takohet me demokratët.

Kësaj kërkesë Basha i është përgjigjur pozitivisht. Kryetarët këtë kërkesë e kanë bërë edhe për nënkryetaret, Sekretarin, Kryesinë, deputetët. Kryetarët e degëve thonë se është domosdoshmëri për situatën në të cilën ndodhet PD që të dilet në terren dhe të takohen me demokratët.

Kërkesa është bërë nga Lefter Geshtenja -Dega 7, Tiranë, Agron Kapllanaj – Dega Fier, Isa Sakja – Dega Kavajë dhe Xhevdet Amulli – Dega Shkodër.

Më shumë