Një gjykatë në Greqi ka shpallur fajtor një 65-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet për ngacmim dhe gjeste të turpshme ndaj djalit të shokut të tij, 7 vjeçar, po ashtu shqiptar.
Ai u dënua me 18 muaj burg, në mungesë dhe pa pasur fuqi ankimimi. 65-vjeçari kishte miqësi me familjen e të miturit dhe shpesh herë ishte ai cili merrte të miturin nga kopshti dhe në këtë mënyrë përfitonte, duke bërë vepra të turpshme me 7-vjeçarin.
Sipas aktakuzës, që prej shkurtit deri në maj 2017, i akuzuari ka ngacmuar seksualisht, ka gudulisur mbi rroba të miturin.
Djali 7-vjeçar në atë kohë shkonte në një kopsht fëmijësh në zonën e Bashkisë Riga Fereou dhe i akuzuari, i cili njihej nga prindërit e fëmijës, të cilët për shkak se punonin me orë të vona, i kishin kërkuar që ta merrte fëmijën nga kopshti dhe ta çonte në shtëpi.