Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos pasditen e sotme, ku një 35 vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Mësohet se ai ishte duke rregulluar një prizë në banesën e tij, por fatkeqësisht ka prekur rrymën elektrike. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spitalin e Burrelit, 35 vjeçari I.K nuk arriti të mbijetonte.
Grupi hetimor ndodhet në vendingjatje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.
A ju ndihmoi ky artikull?
PoJo