Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana të paqarta.
I riu Daniel Reci është gjetur i pajetë në dhomën e gjumit mëngjesin e së enjtes nga familjarët e tij. Ata shkuan për ta zgjuar, pasi ai nuk po dilte nga dhoma e gjumit, por kuptuan se ai nuk po merrte frymë më dhe zemra i kishte ndaluar së rrahuri.
Familjarët njoftuan menjëherë Policinë dhe ambulancën, e cila dërgoi trupin e pajetë të riut në morgun e spitalit San Jacopo, ku është caktohet autopsia për të shtunën, për të zbuluar më shumë rreth shkaqeve të vdekjes së 18-vjeçarit.