Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një vajzë 17-vjeçe është përdhunuar dhe droguar nga një 26-vjeçar.
Bëhet me dije se vajza 17-vjeçe ishte larguar pa dijeni nga banesa e saj më 21 shkurt, ndërsa prindërit të shqetësuar kanë denoncuan në polici.
Por pas disa ditësh, 17-vjeçarja ishte kthyer në shtëpi dhe iu kishte treguar prindërve se çfarë iu kishte ndodhur, raporton gazetarja Dorjana Bezat.
Ajo ka rrëfyer se 26-vjeçari, O. Merko ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën me të dhe e ka detyruar atë që të përdorte heroinë dhe kanabis. Policia ka shpallur në kërkim 26-vjeçarin dhe po punohet për sqarimin e ngjarjes.