Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
E premte, 29 Shtator, 2023

E RËNDË në Përmet, mbytet turistja gjermane në kanionin e Langaricës, rrezikohen disa të tjerë

Lajme të ngjashëm

Një turiste gjerman është mbytur pasditen e sotme në kanionin e Langaricës, Përmet.

Bëhet me dije se pas daljes nga shtrati të lumit, si pasojë e reshjeve të shiut, turisten e ka rrëmbyer rrjedha e ujit, ndërsa u gjet e pajetë nga Policia në vendin e quajtur “Mulliri i Bënjës”.

Ndërkohë mësohet se janë të rrezikuar edhe turistët e tjerë të cilët po eksploronin kanionin. Policia dhe forcat e shërbimit zjarrfikës të Përmetit kanë shkuar në vendngjajre dhe po punojnë për shpëtimin e turistëve të tjerë.

Përmet/Informacion paraprak:

Rreth orës 18:25, shtetasi gjerman F. W., 72 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja gjermane A. S., 66 vjeçe, kanë qenë duke vizituar me këmbë kanionin e Langaricës, Përmet.

Për shkak të prurjeve të mëdha të ujit, shtetasen A. S. e ka marrë rrjedha dhe për pasojë është mbytur, ndërsa bashkëshorti i saj ka mundur të dalë në breg.

Shërbimet e Policisë dhe ata të zjarrfikëses kanë nxjerrë nga uji trupin e pajetë të shtetases A. S. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë