Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
52 %
3.6kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
20 °
E martë, 3 Tetor, 2023

E rëndë në Paris/ Fshehu për 7 vite trupin e nënës së vdekur, francezi habit me justifikimin se pse nuk e varrosi të moshuarën

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë është zbuluar nga policia në Paris, ku një 47-vjeçar me origjinë serbe ka fshehur kufomën e nënës së tij në apartament për 7 vite rresht.

Ai u tha autoriteteve se nëna e tij, Zlaka, kishte vdekur nga kanceri në vitin 2014 kur ajo ishte 75 vjeç.

Mediet e huaja raportojnë se ai e fshehu trupin e nënës së tij në mënyrë që të përfitonte pensionin e saj.

“Le Parisien” raportoi se një patrullë policie dhe një oficer i policisë gjyqësore, të shoqëruar nga i dyshuari, morën rrugën për në apartament, në lagjen e 20-të të Parisit.

Ata gjetën trupin e mumifikuar të moshuarës në banjë, në një valixhe të mbuluar me një copë sipër.

Më shumë