Mëngjesin e sotëm një shqiptar është gjetur i vdekur në Korfuz.
63-vjeçari u gjet i vrarë në një kanal nga një shofer i cili po kalonte aty pranë.
Shoferi pikasi trupin i viktimës dhe më pas njoftoi autoritetet në Lefkimi.
Mësohet se shqiptari banonte në zonën Spartera, në të njëjtën zonë ku dhe u gjet.
Ndërsa paraprakisht dyshohet se 68-vjeçari është qëlluar me armë gjahu nga një distancë e afërt.
Familjarët i kishin humbur gjurmët me shqiptarin që prej mëngjesit të djeshëm dhe për këtë arsye kanë bërë edhe një denoncin në polici.
Sakaq policia e Korfuzit ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që mjekësia po bën ekzaminimet e trupit të viktimës.