Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Korçë, ku një grua ka tentuar vetëvrasjen.
Mësohet se 40-vjeçarja të cilës nuk i është bërë i ditur identiteti, është dërguar me urgjencë në spitalin e Bilishtit, ku më pas është transportuar në spitalin e Korçës për shkak të gjendjes së rëndë. Dyshohet se gruaja ka tentuar të helmojë veten duke marrë një sasi të madhe ilaçesh.
Sipas asaj që raportojnë mediet, 40-vjeçarja ka patur mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj teksa ky i fundit ka qenë më parë i akuzuar për dhunë. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.