Një 23 vjeçar nga fshati Mborje në Korçë ka tentuar të vrasë veten me armë zjarri në banesën e tij.
Policia njofton se i riu është paraqitur në Urgjencës e Spitalit të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
“Më datë 28.11.2021, rreth orës 14:20, në Urgjencën e Spitalit Korçë, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi E. M., 23 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, i cili në banesë ka tentuar të vrasë veten me armë zjarri.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”, njofton policia.