Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë mesditën e sotme, ku 66 vjeçari A.Ç është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Sipas policisë, dyshohet se ai është vetëvrarë me armë gjahu, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Sot rreth orës 14:20, në fshatin Gradishtë, Divjakë, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu në banesë, shtetasi A. Ç., 66 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
A ju ndihmoi ky artikull?
PoJo