Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Korçë.
Një automjet tip ‘Benz’ me targa AA 911 HJ ka marrë flakë gjatë ecjes. Drejtuesi i mjetit shtetasi Gj.B, 39 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka gjetur vdekjen si pasojë e djegies pasi ka dalë me vonesë nga automjeti i tij. Si pasojë e djegies së automjetit të viktimës janë dëmtuar gjithashtu edhe tre automjete të tjera që gjendeshin të parkuara aty afër.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 pranë kampit të punëtorëve.
Në vendngjarje, shkuan shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësja, ku është bërë e mundur shuarja e zjarrit.
Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.